Marko van Basten nuk është më drejtor i Zonës së Zhvillimit Teknik të FIFA-s. Ish-lojtari i Milanit ka vendosur të heqë dorë nga pozita që ka mbajtur për pak më shumë se dy vjet që të ketë më shumë kohë për familjen e tij.

Këtu është deklarata e tij zyrtare: “Pas dy viteve të mira dhe interesante kam vendosur të jap fund detyrën time në FIFA, kryesisht për të qenë në gjendje të kaloj më shumë kohë me familjen time në Amsterdam.

Kam mësuar shumë që është në gjendje të ndikoj në këtë lojë nga ana tjetër Kupa Botërore në Rusi me futjen e VAR ishte një moment i mrekullueshëm”.

Në fund të muajit, Van Basten do ta lërë rolin. Zvonimir Boban, ish-shok i ekipit të Van Bastenit te Milani, i cili është zëvendës sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, gjithashtu donte të falënderonte mikun e tij, duke deklaruar: “Marko ka luajtur një rol të rëndësishëm për ta rilidhur institucionin me komunitetin e tij teknik.”/vipsport/