Virgil Van Dijk ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit, teksa fitoi edhe çmimin si mbrojtësi më i mirë në Premier Ligë.
Liverpooli arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, pas plot 14 vitesh pritje dhe një nga lojtarët kyç për fitimin e këtij trofeu, ishte pikërisht mbrojtësi holandez.
28-vjeçari gjithashtu është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë”, për këtë vit.
Si pasojë e kësaj, drejtuesit e Liverpoolit po mendojnë t’i rinovojnë kontratën lojtarit.
Në kontratën e re Van Dijk do të pësonte një rritje të pagës së tij, e cila do të shkonte në rreth 12 milionë euro në sezon plus bonuse.
Mbrojtësi u ble një vit më parë nga Southampton për 75 milionë euro, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, por vetëm pak kohë më parë, Manchester United transferoi Harry Maguire nga Leceister City për 80 milionë euro, duke bërë atë tashmë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.