Pas një karriere të gjatë si trajner, Luis Van Gal ka vendosur që përfundimisht t’i japë lamtumirën fushave të blerta dhe tashmë do të shijojë vitet e mbetura pranë familjes. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë trajneri holandez në një prononcim për ‘RTL’.

Ai shprehet se ka qenë gruaja ajo e cila e ka detyruar duke qenë se i ka bërë një premtim që do të tërhiqet, duke shtuar se mund të tërhiqej edhe më parë, por tani mendon se ka ardhur koha.

“I kisha bërë një premtim gruas dhe tashmë jam i detyruar të tërhiqem. Edhe gruaja ime ka të drejtë të jetojë me mua siç kanë futbollistët e mi. Mund të isha tërhequr që në moshën 55-vjeçare, por koha për tu tërhequr erdhi tani”, tha Van Gal. /VipSport/