Aventura e tij në krye të stolit të Tiranës zgjati shumë pak, vetëm 2 ndeshje në startin e sezonit, por Vangjel Mile rikthehet sërish te Tirana, duke rimarrë detyrën e drejtorit teknik të akademisë së klubit bardheblu.
Klubi kryeqytetas me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar rikthimin e Miles në “familjen” bardheblu.
“KF Tirana Academy njofton rikthimin e z. Vangjel Mile në krye të detyrës si drejtor teknik i akademisë. Mile do të vijojë të kontribuojë në vendim-marrje dhe në zhvillimin e vizionit të madh të klubit, duke rritur talente dhe futbollistë profesionistë.
Ai do të jetë gjithmonë aty, i gatshëm për t’i udhëzuar dhe këshilluar drejt suksesit absolut”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.