Ne ndeshjen e djeshme ka patur nje rast per moviole pikerisht ne pjesen e dyte kur sulmuesi Junior eshte penguar brenda zones nga kapiteni i Tiranes Muça.

Ne pamje te pare u duk nje pengim i lehte i sulmuesit kuqeblu, por kjo foto tregon me shume. Ne lidhje me kete çeshtje, ka folur edhe lojtari i njohur i Tiranes, Kristi Vangjeli qe eshte shprehur:

“Nuk besoj se ka pasur penallti në ndeshjen me Vllazninë. Lojtari i Vllaznisë është ngatërruar në zonë. Arbitri dje ishte jashtëzakonisht super. Ka qenë një nga gjykimet më të mira që kam parë dje në Shkodër.

Lojtari i Vllaznisë do të bëjë një manovër tjetër. Nëse ai kishte në kontroll topin shumë afër dhe Muça e shtynte, atëherë do të ishte ndryshe”.

Ne fakt, arbitrimin e Hamitit e kane vleresuar te gjithe diten e djeshme duke treguar se kur duan, arbitrat tane mund te nxjerrin edhe ndeshje te mira.
www.shkodrasport.com