Ndeshja Laçi-Vllaznia, e cila prodhoi jo pak por 8 gola, u gjykua nga Kreshnik Cjapi si kryesor, ndërsa në dhomën e VAR-it ishte Juxhin Xhaja dhe Ani Koçiaj.
Në minutën e 7-të, Hakaj u pengua në zonën e Laçit nga Ignjatoviç, por Cjapi sinjalizoi vazhdimin e lojës duke mos akorduar direkt penallti.
Më pas, i sinjalizuar nga VAR-i, arbitri fierak mori kohë dhe shkoi vetë për të konfirmuar rastin përmes pamjeve filmike. Pas tre minutave ndërprerje ai vendosi të japë 11-metërsh për Vllazninë.
Ndërkohë, gjatë 90-minuta në Laç pati edhe një moment të diskutueshëm kur Da Silva pretendoi për faull të Roganoviçit, por Cjapi nuk e akordoi dhe në vijimin e aksionit Zarubica shënoi. Ky moment në minutën e 34-t u konsiderua i rregullt.