Mançester Junajtid e ka nisur me fitore sezonin e ri futbollistik në Premier Ligën angleze, teksa mposhti me rezultatin 1-0, Uolvesin në duelin e vlefshëm për javën e parë.
Ishte mbrojtësi francez, Rafael Varan, që me golin e tij u shndërrua në hero në këtë duel duke i dhuruar 3 pikë të çmuara skuadrës së Ten Hag.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa do të duhej të vinte minuta e 76-të, që Varan, të gjente rrugën e rrjetës pas asistit të Van Biasakës.
Vlen të theksohet fakti se në këtë përballje Junajtid shënjestroi 3 herë kuadratin ndërsa miqtë e Uolves plot 6 herë. Në duelin e javës së dytë, Junajtid do të përballet me Totenhemin në transfertë, ndërsa Uolves pret Brajtonin.