Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer në ndeshjen me Anglinë, duke sjellë pakënaqësi në radhët e tifozëve. I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “RTV ORA , Vasil Ruci ka komentuar duelin e së premtes të kuqezinjve.
Ruci i ka dhënë edhe një këshillë për Myrto Uzunin, i cili për të disatën herë humb në rast një për një me portierin.
“Nga formacioni më dukej që në momentin e parë… Duke pasur parasysh që vinim me skemën 3-5-2 që në fillim ishim inferior. Për 10 minuta 20% e ekipit doli jashtë. Edhe ky është një justifikim.
Ekipi jonë tani për tani ka filluar të fitojë liderin. Lideri kryesor është Gjimshiti dhe lideri në rritje është Broja. Këta të dy mungonin.
Duhej treguar më shumë fanatik. Njerëzit duhet të mendonin më shumë se si të mbroheshin dhe të kundërsulmonin. Jo të luanin me dy në sulm që nuk arrinin as të presonin.