Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVasil Shkurtaj zbulon prapaskenën: Pas eksperiencës me Kukësin më bëri ofertë Vllaznia

Vasil Shkurtaj zbulon prapaskenën: Pas eksperiencës me Kukësin më bëri ofertë Vllaznia

Ish-sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, që tashmë aktivizohet në kampionatin kinez ka zbuluar një prapaskenë në kohën që u largua nga Kukësi.

Ai tha në emisionin “Zona Gol” se Vllaznia i bëri ofertë, por kjo nuk mund të realizohej sepse kishte rënë dakord me ekipin kinez.

“Pas Kukësit kisha ofertë nga Vllaznia, edhe e vlerësoj goxha por kisha rënë dakord me ekipin kinez”, tha Shkurtaj.

Sulmuesi tha se nuk e ka ndjekur shumë kampionatin shqiptar, por shprehu vlerësimin për Vllazninë, që përveçse kryesojnë kampionatin po zhvillojnë edhe një futboll shumë të bukur.

“Nuk e kam ndjekur shumë por dëshira për ta parë ka qenë shumë e madhe. Kam parë disa ndeshje dhe rezultate. Vllaznia po luan shumë mirë, përvec se janë të parët në kampionat, po luajnë edhe shumë mirë. Kukësi me shumë lojtarë të rinj nuk e filloi mirë kampionatin, por u duhej kohë dhe tani kanë më shumë vetëbesim”, tha sulmuesi./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments