Flamurtari vazhdon të surprizojë duke treguar se forma që ka treguar në ndeshjet e fundit nuk ka qenë një rastësi. Kuqezinjtë kanë arritur të triumfojnë në ‘Elbasan Arena’ ndaj Kukësit duke i mundur me rezultatin 1-2.

Pavarësisht dominimit të Kukësit në pjesën e parë, vlonjatët janë treguar cinikë duke realizuar një supergol, ku Sukaj ka qenë ai që dhuroi spektakël.

Me fillimin e pjesës së dytë, Flamurtari ka befasuar duke realizuar edhe golin e dytë ku këtë radhë, ka qenë Musta ai që ka realizuar golin e dytë.

Kukësi ka kërkuar golin, duke e gjetur me anë të Rexhinaldos, i pamjaftueshëm për t’i dhënë pikë Kukësit në këtë takim.