Armando Sadiku vazhdon të shënojë me fanellën e Malagas në La Liga 2. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ka shënuar sot golin e tij të 6-të në 14 ndeshje të luajtura, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij kundër Tenerifes, një duel delikat që luhet për t’iu larguar fundit të klasifikimit.

Titullar si zakonisht, ashtu si Keidi Bare, Sadiku ka gjetur rrjetën në minutën e 27 pas një goditje nga këndi, ku ai u tregua i aftë t’i shmangej mbulimit të mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë. Një goditje prej nuhatësi të vërtetë brenda zonës, që i dha avantazhin Malagas në këtë sfidë delikate.

Në minutën e 76 të ndeshjes, Sadiku kishte mundësinë të dyfishonte shifrat me një penallti dhe ia doli, duke dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Trajneri kishte kërkuar përforcime në sulm në janar, por duket qartësisht se kushdo që do të vijë, do të jetë zgjedhje e dytë pas bomberit shqiptar. /vipsport/