Nuk është mbyllur ende muaji maj por thuajse të gjithë skuadrat kryesore në Serinë A kanë ndryshuar trajner, apo janë shumë pranë firmës me një të ri, në një rokadë të çmendur të pashembullt në historinë e futbollit italian.
Murinjo i është bashkuar Romës, Konte i dha lamtumirën Interit, Gatuzo-Napolit për të shkuar te Fiorentina e Pirlo po ikën nga Juvja për t’i bërë vend Alegrit. Por asgjë nuk ka marrë fund në këtë muaj të pabesueshëm për trajningun në Itali me kaq shumë ndryshime.
Sipas medieve italiane, mes Lacios dhe Simone Inzagit i cili po bëhej gati të firmoste rinovimin, është futur me forcë Interi, i cili ka parë të largohet Alegri të cilin e kishte zgjedhur si zëvendësuesin e Kontes.
Trajneri ka njoftuar Lacion se ka nisur bisedimet me zikaltërit, i mërzitur nga pritja e gjatë dhe një rinovim që ka vonuar shumë për të ardhur. Situata po evoluon me shpejtësi por në Itali janë të bindur se Interi e ka seriozisht.
Ndërkohë, Napoli ka vënë si objektiv të tijin Luçiano Spaletin, me De Laurentis i cili i ka dorëzuar atij një kontratë për të shqyrtuar me qindra klauzolat e famshme që përmban.
Spaleti kësisoj do të heqë dorë nga pushimet e paguara që zgjatën dy vite me Interin dhe do të bëhet përsëri pjesë e futbollit të rëndësishëm italian.
Por nuk baron me kaq. Mbetet të mësohet se çfarë do të ndodhë me pankinat e skuadrave si Lacio, Sasuolo apo Verona, të cilat humbasin trajnerët përkatës dhe janë në kërkim të emrave të rinj. /vipsport/