Tjeter fitore per Veleçikun, e treta rradhazi tashme dhe kjo ka bere qe koplikasit tashme ta shohin veten ne pozita me komode ne renditje.
Sot ata kane marre nje fitore me shume vlere ne transferten e veshtire te Peqinit duke mundur 2-1 Shkumbinin vendas.
Takimi ne fakt nuk ka nisur mire per Veleçikun. Ne minuten e 16-te ka qene Mustafaj qe ka kaluar ne avantazh Shkumbinin duke ia bere edhe me te veshtire punen miqve.
Megjithate ne minuten e 42-te Lila i peqinasve ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe per rrjedhoje edhe me te kuqin duke bere qe nga kjo te perfitonte Veleçiku.
Ne minuten e 60-te do te ishte Banushaj qe do te barazonte shifrat por 15 minuta me vone Mustafaj do te ndeshkohej me karton te kuq duke e barazuar edhe numrin e lojtareve ne fushen e lojes.
Kur u duk se ndeshja do te mbyllej ne barazim, ka ardhur goli me shume vlere i fitores. Ka qene minuta e 91-te kur mbrojtesi Hoxhaj e ka derguar topin ne rrjete duke gezuar pa mase shoket e ekipit dhe stafin teknik.
Perfundimisht 2-1 per Veleçikun qe arrin fitoren e trete rradhazi duke u ngjitur keshtu ne kuoten e 9 pikeve.
www.shkodrasport.com