Javen e ardhshme do te nise kampionati i kategorise se pare ne futboll dhe ekipet thuajse kane marre formen e duhur dhe jane bere gati per startin e tij teksa mezi presin te luajne ndeshjet e javes se pare.

Tek Veleçiku gjerat kane shkuar mire sepse skuadra eshte forcuar me disa lojtare cilesore, por duhet thene se vetem pak dite para nisjes se kampionatit, stafi teknik ka marre nje lajm aspak te mire.

Sulmuesi kryesor i ekipit, Denis Çokaj mesohet se i ka dhene lamtumiren ketij ekipi. Nuk behen te ditura shkaqet e ketij divorci megjithate nje largim i tille sigurisht qe nuk eshte nje lajm aspak i mire.

Denis Çokaj sebashku me Tomen kane mbajtur peshen kryesore te repartit ofensiv per koplikasit sezonin e kaluar, nderkohe qe ne gjysmen e dyte te tij kesaj dysheje iu shtua edhe Ujka. Ne fakt edhe vitin e kaluar ka qene thuajse e njejta situare kur fillimisht Çokaj u largua nga skudra, por u rikthye serish te jete pjese e saj.
www.shkodrasport.com