Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, është shprehur se në pjesën e parë skuadra e tij ishte shumë mirë, ndërsa shton se te rasti i pësimit të dy golave, ishte një përgjumje e ekipit të tij.
Për “Gol pas Goli”, Dovedan tha se ballshiotët i ngushëllon disi humbja e Skënderbeut.
“Unë mendoj se në pjesën e parë luajtëm shumë mirë. Nuk e lamë Laçin të bëjë e tij. Pjesë e dytë e nisëm keq, lojtarët ishin në gjumë për 3 minuta dhe pësuam dy gola. Sigurisht që na ngushëllon humbja e Skënderbeut.
Nëse ia dalim të largohemi nga “play-out” dhe të kalojmë Kastriotin, atëherë do të jetë super, nëse jo do kënaqemi me kaq.”, tha Dovedan.