Disa nga lojtarët e Vllaznisë ishin mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother” për të surprizuar një nga banorët që është pjesë e këtij reality shoë.
Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën, Ardit Krymin, Arsid Krujën, Mehdi Çobën dhe Ardit Hoxhajn. Të 5 futbollistët e shkodranëve u gjendën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por, ajo që ra në sy ishte vonesa e madhe për t’ia prezantuar surprizën Meridianit, një nga banorët që është mjaft i afërt me ekipin e Vllaznisë. Temperaturat e ulëta kishin pushtuar kryeqytetin teksa në atë orë termometri shënonte 2 gradë celcius.
Për këtë Hoxhaj shkruan me batutë: “Duke luajtur lojën e vëllait të madh ‘ngriva-shkriva”. Po më duket se na harroi ngriva”. Duhet thënë që gjithçka mbetet në kuadrin e shakasë, pasi Newsport.al ka mësuar se gjithë lojtarët kanë qenë në ambientet e brendshme deri në momentin kur Meridiani do të shkonte për parë surprizën./newsport/