Tashmë është zyrtare, Pipo Inzagi do të jetë trajneri i ri i Bolonjës në Seria A. Edhe pse nuk ia arriti të ngjiste Venecian në elitën e futbollit italian, atij i është besuar detyra e teknikut tek ekipi i Bolonjës.

Por, Super Pipo siç dihet tashmë, nuk do të jetë i vetmi “Inzagi” në Seria A. Ai do të gjejë aty edhe trajnerin e Lacios, të vëllain, Simone, i cili ka rezultuar i suksesshëm tek bardhekaltrit.

Një lajm tjetër që qarkullonte në mediat italiane, është ai i Roberto De Zerbit, që është zyrtarizuar gjithashtu në stolin e Sasuolos, me një kontratë 2 vjeçare.