Edhe në përballjen e djeshme Vllaznia- Partizani në basketboll për meshkuj, ka rënë në sy rivaliteti në mes dy vëllezërve Lekndreaj, Dodës dhe Danielit.
Ata kanë qenë sërish kundërshtarë dhe në fund, ka qenë vëllai i madh- Doda, ai që i është gëzuar fitores, ndërkohë që i vogli- Danieli, ndonëse ka bërë gjithçka për ekipin e tij, nuk ia ka dalë të fitojë.
E nëse në fushë ka patur një rivalitet të fortë në mes dy vëllezërve, në tribunën e “Qazim Dervishit” i ati- Tahiri është parë të jetë në ankth gjatë gjithë ndeshjes. Nuk ka gëzuar shumë
Por ajo që ka bërë përshtypje në këtë ndeshje ka qenë fotoja e këtij shkrimi, e shkrepur përpara fillimit të ndeshjes. Dodë ka pozuar me fanellën e Partizanit në duar ndërsa Danieli me atë të Vllaznisë.
Çfarë do të thotë kjo lëvizje, ndryshim skuadrash për to në sezonin e ardhshëm? Mbase, edhe mund të ndodhë, megjithatë gjasat, por edhe dëshira është që të dy ata të luajnë për Vllazninë.
Presidenti Xhaferi tentoi ta rrëmbente Danielin edhe gjatë merkatos së janarit, por atëherë kjo lëvizje nuk u bë. Tashmë duhet të presim verën për të mësuar se çfarë do të ndodhë.
Por e rëndësishme është që Vllaznia të qëndrojë në Superligë sepse ndryshe përforcimet nuk do ishin të nevojshme, prandaj dhe Dodës i del për detyrë të luajë edhe më fort që Vllaznia të arrijë këtë objektiv, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të bashkohet me të vëllanë tek Vllaznia.
© shkodrasport.com