Vllaznia duket se tashmë e ka të sigurt vendin e parë në tabelën e renditjes, por, në Shkodër kanë një problem që i ndjek thuajse në çdo javë. Bëhet fjalë për mungesat e lojtarëve titullarë.
Ashtu si edhe në sfidat e fundit, me shumë gjasa edhe në atë ndaj Ilirisë e cila mbyll fazën e dytë të Kategorisë së Parë, skuadra shkodrane duket se do të vuajë mungesat e Renato Malotës dhe Antonio Markut në qendër të mbrojtjes.
Jo vetëm kaq, por mungesa e madhe vazhdon që të jetë ajo e kapitenit Gilman Lika, i cili ende nuk është rikuperuar pas dëmtimit me Kamzën dhe me shumë gjasa edhe ai nuk do të jetë në sfidën e fundjavës në Shkodër ndaj skuadrës nga Fushë-Kruja.
Megjithate stafi teknik tashme duket se eshte mesuar edhe me keto mungesa dhe me kontigjentin e lojtareve qe do te kete ne dispozicion do te kerkoje te marr nje tjeter fitore ne kete jave te fundit te fazes se dyte te kampionatit.