Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLVendimi i Ekzekutivit të UEFA-s, futbolli shqiptar mund të përfitojë mbi 20...

Vendimi i Ekzekutivit të UEFA-s, futbolli shqiptar mund të përfitojë mbi 20 milionë euro

Në ditën e sotme është miratur buxheti i ri për periudhën 2018-2019 nga ana e UEFA-s, në kongresin që u mbajt në Sllovaki.

Për të nxitur investimet nga ana e Federatave të ndryshme, UEFA ka vendosur të rrisë të ardhurat për shtetet të cilat kryejnë investime të mëdha në futbollin vendas.

Projekti i quajtur “HatTrick IV”, ka në dizpozcion rreth 14.1 milionë euro për 4 vite, sa i përket Federatave të cilat kryejnë investime në futbollin vendas.

Gjithashtu një rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe të ardhurat për mbërritjen në fazën finale të EURO2020.

Kështu, për të gjitha ekipet pjesëmarrëse të grupeve, do të shpërndahen rreth 9.25 milionë euro.

Në ndeshjet e fazës finale do të ketë edhe bonuse, ashtu siç ndodh gjithmonë, teksa do të përfitohet 1.5 milionë euro pas çdo fitore dhe 750 mijë euro pas çdo barazimi.

Duke marrë në konsideratë hipotezën e pjesëmarrjes së Shqipërisë në europianin e ardhshëm dhe ndërtimin e Arenës Kombëtare, kjo do t’i sillte FSHF-së mbi 20 milionë të ardhura për të mbushur arkën e tyre. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments