Sportlub Vllaznia pas 102 vitesh ekzistence nga shtator i ketij vitit nuk do te funksionoje me se ekzistuari. Ligji i ri qe eshte miratuar kohe me pare dhe efektet e te cilit do te nisin ne gjysmen e dyte te ketij viti, ndalon financimin e drejtepderdrejte te ketyre klubeve nga institucionet e pushtetit lokal.

Nese qe nga krijimi e deri me sot, te gjithe ekipet e sporteve te ndryshne kane qene nen nje kupole te vetme (deri me 1992 me te ka qene edhe futbolli), ne muajt e fundit te ketij viti, do te jete ndryshe. Vllaznia e atletikes do te funksinoje me vete, e po ashtu edhe ajo e boksit, basketbollit, volejbollit, çiklizmit, peshengritje, mundjes, shahut, xhudos, gjimnastikes etj.

Ne kete aspekt, tek Bashkia Shkoder i kane dale punes para per te qene ne kohe me kete proces shnderrimi dhe perpos hapjes se procedurave per shitjen e klubit te futbollit Vllaznia, eshte marre edhe vendimi per shkrirjen e klubit shumesportesh.

Nga 1 korriku i ketij viti çdo sport do te funksionoje ne baze te shoqatave, shoqerive sportive apo shoqerive aksionere. Per kete arsye, ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak Shkoder u miratua projekt vendimi i paraqitur nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi për vazhdimin e financimit të shumësportëshit edhe pasi klubet e sporteve të ndryshme të kthehen në sh.a.

Kryebashkiakja Ademi u shpreh se shumat në buxhet për ekipet e shumësportëshsit nuk do të ndryshojnë, por tashme shoqatat do te mbeshteten ne formen e granteve. Por persos mbeshtetjes nga ana e Bashkise, sportet mund te mbeshteten edhe nga institucione te tjera shteterore ose edhe donatore te ndryshem.

Projekt- vendimi i paraqitur eshte miratuar me 27 vota dhe ka hyre ne fuqi, çka do te thote se mbeshtetja e tyre nga Bashkia do te vazhdoje edhe ne menyren e re te funksionimit te tyre. Mbase kjo menyre mund t’i kushtoje rende ndonje sporti nese nuk gjendet menyra e duhur per te ekzistuar./SHKODRA-SPORT.COM/