✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Një gol i sulmuesit Xhesild Kapllanaj që në pjesën e parë i ka mjaftuar Vllaznia U19 që të marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Laçit kryesues. Ndërkohë edhe trajneri Edmond Doçi debuton me fitore në krye të skuadrës shkodrane.
Takimi në mes këtyre dy ekipeve është luajtur mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është shoqëruar nga një luftë e fortë sportive. Rezultati është zhbllokuar në minutën e 17-të kur sulmuesi kryesor i eekipit shkodran e ka dërguar topin në rrjetën e portës kurbinase.
Ndeshja ka patur edhe jo pak përplasje në mes futbollistëve të dy ekipeve dhe këtë e tregon edhe numri i madh i kartonave të nxjerrë nga arbitri i takimit Gerard Çokaj, plot 7 të verdhë dhe 1 i kuq.
Megjithatë sa i takon golave të shënuar nuk ka patur të tjerë dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi është mbyllur me shifrat 1-0 në favor të Vllaznia U17. Një sukses edhe për trajnerin Doçi në ndeshjen e parë në krye të saj. Me këtë fitore ajo është ngjitur në kuotën e 12 pikëve dhe aktualisht mban vendin e katërt në renditje, ndërsa Laçi që kryeson ende mbet në kuotën e 17 pikëve.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”







