Ka mjaftuar goli i sulmuesit shkodran Erald Maksuti dhe Flamurtari ka mposhtur Bylisin në Vlorë në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.
Goli i vetëm i sfidës u realizua nga 21 vjeçari shkodran i cili tundi rrjetën për herë të tretë në këto javë. Madje ishte ai që i kishte shënuar dygolësh Bylisit në Ballsh. Futbollisti kthehet kështu në makthin e skuadrës së Josës.
Me këtë fitore, Flamurtari shkon në kuotën e 8 pikëve, por mbetet në vendin e 9-të ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë.
BYLIS 0-1 FLAMURTARI
63′ Maksuti







