Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVendos goli i Rei Boshtit. Vllaznia U17 fiton 1-0 ndaj KF Shkodra

Vendos goli i Rei Boshtit. Vllaznia U17 fiton 1-0 ndaj KF Shkodra

Nje gol i mesfushorit Rei Boshti ne minuten e 34-te i ka mjaftuar Vllaznia U17 per te fituar “derbin” me KF Shkodra, i luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Perballja ne mes ketyre dy ekipeve ka qene shume e luftuar qe nga fillimi e deri ne fund dhe rastet nuk kane munguar ne portat respektive.

Por gjuajtja e Boshtit, e devijuar pak edhe nga nje mbrojtes i KF Shkodra ka qene vendimtare per fatet e kesaj ndeshje sepse ky gol do te vuloste rezultatin perfundimtar 1-0 ne favor te Vllaznia U17.

Me kete fitore Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve dhe mban serish vendin e shtate ne renditje, ndersa KF Shkodra U17 mbetet ne kuoten e 17 pikeve dhe eshte e pesta./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments