Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe ne kete menyre rikthehet serish ne krye te renditjes pas javes se peste te kampionatit.

Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne Tirane ndaj ekipit “Football Republic” dhe kuqeblute kane fituar me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar nga futbollisti Brendon Smajli ne minuten e 36-te.

Duhet thene se Vllaznia U21 e ka dominuar lojen ne te gjitha drejtimet dhe ka patur shume raste shenimi, megjithate ato nuk jane konkretizuar ne menyren e duhur.

Trajneri Fatjon Hasani gjithsesi ka mbetur i kenaqur me performancen e ekipit te tij qe vazhdon te beje mire ne kampionat dhe per rrjedhoje eshte nder ekipet me te mira te tij deri me tani.

Pas javes se 5-te, Vllaznia U21 ka arritur te grumbulloje 13 pike pas 4 fitoreve dhe 1 barazimi te arritur duke ndare kesisoj vendin e pare dhe te dyte ne renditje me ekipin e Laçit qe ka po aq pike./SHKODRA-SPORT.COM.