Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” duke dërguar një mesazh tifozëve shkodranë që të kenë vigjilencë për të shmangur veprimet shkatërruese:
MESAZHI I ALBAN XHAFERIT –
“Zoti asht i madh, i drejte shikon dhe gjykon. Dy ditë përpara t’gjithë morën atë që i takon, lojtarët shpërblimin e mundit dhe djersës së tyne, një qytet i tërë gEzimin e munguar prej ma shumë se një dekade dhe komplet stafi konfirmimin e vazhdimisisë në rrugën e suksesit.
Kur t’gjith bajne atë që duhet sigurisht meritojne plotësisht t’marrin përgzime dhe hakun që i takon
Me mirekuptimin tuaj, të gjithë tifozave t’mrekullueshëm shkodran, gjithashtu dhe pjeses se sigurise, ju lutem sa ma shumë vigjilencë për t”shmang ato veprime shkaterruese të një grupi shumë të vogël njerëzish, të cilat janë të papranueshme për UEFA-n dhe projektin tonë për një Vllazni t’përhershme n’kompeticionet Evropiane”