Sot ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” luhet nje nga ndeshjet me te rendesishem te javes se 22-te te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Vllaznise dhe Egnatias. Nje sfide qe pritet me shume interes ne te dy kampet te cilat jane te vendosura per te ecur perpara dhe per te konsoliduar sa me mire pozitat ne kreun e renditjes.
Kuptohet qe ne Shkoder e kuptojne qarte se sa e rendesishme eshte kjo ndeshje dhe pikerisht per kete arsye, drejtuesit e klubit kane vendosur qe serish çmimet e biletave te jene serish shume te lira.
Keshtu, ne 3/4 e stadiumit, nje bilete do te kushtoje vetem 1 mije leke te vjetra. Pra kaq kushton bileta per tribunat C, D dhe E. Si rrjedhoje, edhe ne kushtet kur moti duket i mire, nuk ka justifikim per mospranine e tifozeve shkodrane ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” pasditen e sotme.
Per me teper, qe nje fitore e mundshme sot ndaj Egnatias kampione ne fuqi e vendit, do te thote ngjitje ne vendin e pare per ekipin e Vllaznise e kjo do te ishte diçka shume pozitive per vazhdimin e kampionatit. Dhe per ta fituar kete ndeshje, futbollistet shkodrane sigurisht qe presin edhe mbeshtetjen e tifozerise kuqeblu.(www.shkodrasport.com)