✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Portieri premtues i ekipit U16 të Vllaznisë, Rei Shpuza, ka zhvilluar ditën e sotme seancën e tij të parë stërvitore me ekipin e parë të kuqebluve.

Ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e tij profesionale, ndërsa drejtuesit e Vllaznisë i kanë dhënë mundësinë të përjetojë nga afër ritmin dhe nivelin e skuadrës së elitës.

Stafi teknik i ekipit të parë ka treguar besim ndaj portierit të ri, teksa kjo eksperiencë do të jetë e vlefshme për zhvillimin e tij të mëtejshëm.

Vetë Rei në një prononcim të dhënë një ditë më parë u shpreh se dëshira e tij e madhe është që një ditë të vesh fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë dhe duket se një dëshirë e tillë ka filluar të bëhet realitet, ndonëse sot ka qenë thjesht një seancë stërvitore. Kuptohet që atij do t’i duhet shumë punë në të ardhmen, për të mbërritur aty ku dëshiron.
Burimi: “Gazeta Shkodra Sport”