Vllaznia do presë Egnatian në javën e 17-të të Superligës. Ndeshja do zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar që nga ora 16:45.
Një takim ku diferencat mes skuadrave janë të qarta, ku në njërin krah janë shkodranët që pretendojnë për vendet e para të renditjes e në krahun tjetër rrogozhinasit që duan të tentojnë mbijetesën në Superligë.
Përballjet mes Vllaznisë dhe Egnatias nuk janë të shumta në futbollin tonë. Kjo për shkak se rrogozhinasit thuajse gjithmonë kanë qenë pjesë e kategorive inferiore. Statistikat tregojnë se në kampionatin e Superligës ka pasur vetëm 5 përballje në të shkuarën mes këtij çifti.
Ndeshja e parë daton me 11 shtator 2004. Vllaznia fitonte me rezutlatin 3-2. Po në vitin 2004, por në nëntor, rrogozhinasit i kthenin reston kuqebluve.
Duke i mposhtur me rezultatin 1-0. Në 29 janar 2005 do ishte përballja e rradhës ku Vllaznia fitonte 2-0 në Shkodër. Më pas atë sezon 2004-05 do mbyllej me një barazim 1-1 mes dy skuadrave.
I njëjti rezultat si në fazën e parë ku Egnatia dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në rezultatin 1-1, ku shënonin Iseni dhe Latifi. Tashmë nesër do jetë një tjetër përballje që do pasurojë statistikat e kësaj përballjeje.
Endri ÇINARI