Kukësi vazhdon të boshatiset, me një tjetër lojtar që i ka dhënë fund aventurës së tij te verilindorët. Bëhet fjalë për sulmuesin Ergys Peposhi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se nuk do të jetë më futbollist i Kukësit.

“Përshëndetje! Si çdo fillim ka dhe një fund. Nga sot nuk do jem më pjesë e F.K Kukësit. Falënderoj klubin për këto tre vite që kemi kaluar bashkë me situatat e mira dhe ato të vështira.

Falënderoj të gjithë çunat që kam punuar me ta përgjatë këtyre viteve. Faleminderit dhe tifozëve të Kukësit për mbështetjen që i bën ekipit në çdo moment. Me respekt, Ergys Peposhi!”, shkruan 22-vjeçari.

Numri i lojtareve te larguar nga Kukesi shkon ne mbi 15 dhe padyshim qe kjo ka krijuar nje rremuje te vertete tek kjo skuader, pikerisht dy muaj para fillimit te sezonit te ri.