Nga Endri ÇINARI
Në rikthimin e kampionatit në datën 18 tetor, Vllaznia pritet të ketë grupin e plotë të futbollistëve në dispozicion të trajnerit Martini. Kështu java e 7-të e Superiores rezervon duelin me Bylis për shkodranët, të cilët do kërkojnë medoemos të vijojnë në rrugën e fitoreve.
E po ashtu të krijojnë një vazhdimësi dhe ruajnë kryesimin e kampionatit. Në këtë mënyrë kuqeblutë do kenë një mungesë në Ballsh ndaj Bylis. Kjo pasi tek shkodranët ka plotësuar numrin e kartonëve Elmando Gjini, i cili nuk do jetë pjesë e sfidës së raundit të 7-të.
Por, gjithashtu me skuadrën pritet të kthehen në 100% të formës fizike gjatë këtyre ditëve janë edhe emra si: Bismark, Qato dhe Kuros. Me të parin i cili duket se ka kaluar tërheqjen në këmbë që e la jashtë fushe ndaj Vorës dhe Elbasanit. Teksa më serioze kanë qenë ndalesat e Qatos dhe Kuros, që vijojnë rikuperimin. Por, shpresat janë të mëdha që dyshja të jetë në formë optimale pas 10 ditësh ku rikthehet sërish aktiviteti i zakonshëm i kampionatit për edicionin 2025-26.
Me skuadrën tashmë është rikthyer në 100% të ritmit edhe Aron Jukaj, me portierin që kaluar dëmtimin në shpatull dhe tashmë do jetë një rival për portën ndaj Pohls. E po ashtu Hakaj e Murataj që kanë shfaqur disa dëmtime të lehta në javët e fundit kanë kaluar momentin “jo”.
Teksa gjatë këtyre ditëve do marrë ritmin e duhur edhe i afruar së fundmi në Shkodër, mbrojtësi, Jasmin Çelikoviç. Dhe kështu e gjithë roza e futbollistëve kuqeblu pritet të jetë e gatshme për Martinin në ndeshjen ndaj Bylis. Me trajnerin shkodran që do ketë “luksin” të zgjedhë, me një skuadër që është e plotësuar me futbollistë cilësorë në çdo pozicion të fushës.(www.shkodrasport.com)