Shqipëria e 19 vjeçarëve ka humbur 4-0 me Francën në Rrogozhinë. Sfida vlente për grupin e shtatë kualifikues të Evropianit 2023 për U-19, me turneun që po zhvillohet në Shqipëri. Gjelat e Francës kanë dominuar kuqezinjtë e Cungut, që kanë parë vetëm një shtyllë të Matës në pjesën e dytë.
Ndeshja ka nisur mirë për miqtë e Chaulin, që për 12 minuta kanë shënuar tre gola, mes minutave 28 dhe 40. Virginius dhe dy herë Abline kanë bërë që pjesa e parë të mbyllej 3-0. Në pjesën e dytë një gol nga Tchauna me penallti ka vulosur gjithçka.
Pas ndeshjeve të para, Franca dhe Serbia kryesojnë me 3 pikë grupin 7, teksa Maqedonia dhe Shqipëria janë me zero pikë. Sfida e radhës për tanët është me Serbinë në “Elbasan Arena”.
Ne kete ndeshje kane luajtur si titullar nga minuta e pare dy futbollistet e Akademise Vllaznia, Rejan Alivoda dhe Paolo Pjeshka.
U-19 / Francë 4 – 0 Shqipëri (Virginius 28′, Abline 35′, 40′, Tchauna 64′ (p) )
 
		 
			

