...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVëzhgimi i ‘Shkodra Sport’ / Vllaznia e mbylli në vendin e pestë,...

Vëzhgimi i ‘Shkodra Sport’ / Vllaznia e mbylli në vendin e pestë, ja cili është formacioni më i shtrenjtë i kuqebluve deri më tani

Abissnet Superiore ka përmbyllur deri më tani 15-javë të saj. Në total janë 10-ekipe dhe momentalisht, Vllaznia renditet në vendin e pestë.

“Shkodra Sport” ka bërë një vëzhgim dhe rezulton se mosha mesatare e futbollistëve kuqeblu është 25-vjeç.

Vlera totale e këtij ekipi, sipas faqes së specializuar “Transfermarket”, është 4.73-milionë euro, duke plotësuar podiumin e kampionatit shqiptar, së bashku me Tiranën dhe Partizanin.

Megjithatë, cila është 11-shja më e shtrenjtë e Vllaznisë? Kështu, duke u referuar përsëri në websiten e specializuar “Transfermarket”, 11-shja më e vlefshme e Vllaznisë, me skemën 4-3-3 është me Zogoviç në portë, më pas Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Mala, Hoxhaj dhe Latifi. /Maringlen ZHIVANI/

Zogoviç

Gurishta Shehi Juriç Hakaj

Jonuzi Alivoda Marku

Mala Hoxhaj Latifi

Tr: Mirel Josa

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.