Po flitet e diskutohet shume per çeshtjen e brazilianit Victor da Silva per pakenaqesi te tij ne adrese te stafit teknik e gjera te tjera, por e verteta eshte se ai vazhdon te jete ne fazen e rikuperimit nga demtimi qe ka kaluar. Gjendja e tij po shkon drejt permiresimit, megjithate nuk do te jete i gatshem as per ndeshjen e se premtes e kete e ka pohuar edhe vete trajneri.
“Jo është shumë herët për të. Da Silva është duke u rikuperuar. Ndoshta do të luajë në ndeshjen tjetër por jo me Teutën”- ka thene trajneri Brdariç.
Ne te njejten linje me te ka qene edhe fizioterapisti Ilirjan Haxhaja qe po merret me rikuperimin e tij. Ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ai do te shprehej:
“Da Silva ka nje terheqje muskulare ne pjesen e pasme te kofshes. Ka qene nje demtim ne thellesi dhe per rrjedhoje ka qene i veshtire edhe ekzamimini i tij.
Por tashme çdo gje eshte verifikuar si duhet dhe po ndjekim terapine qe duhet per kete rast. Mund te them se gjerat po shkojne mire, por sigurisht qe rikuperimi kerkon edhe pak kohe dhe per kete arsye, lojtari nuk do te jete i gatshem per ndeshjen me Teuten. Te shpreojme qe te jete ne dispozicion te stafit per takimin me Kukesin”.
Lojtari gjithsesi sot ka qene i pranishem ne dhomat e zhveshjes se ekipit, madje jo duarbosh. Brazilini dje ka festuar 26 vjetorin e lindjes dhe meqe skuadra e kishte pushim, ai ka vendosur qe te qerase shoket e ekipit dhe stafin teknik diten e sotme./SHKODRA-SPORT.COM/