Ne fillim te sezonit ishte nje nga lojtaret me te rendesishem te Vllaznise, por me pas, disa demtime te njepasnjeshme e kane lene per shume jave jashte fushes se blere. E kemi fjalen per futbollistin brazilian Victor da Silva.
Ai ditet e fundit i eshte bashkuar ekipit ne stervitje dhe po e merr veten dhe me shume mundesi do te jete i gatshem per ndeshjen e fundjaves ndaj Partizanit. Ndoshta jo per te luajtur nga minuta e pare, por te pakten disa minuta mund t’i sherbeje ekipit.
Nje gje te tille e ka bere te ditur vete sulmuesi ne nje prononcim te dhene pasditen e sotme per gazeten “Shkodra Sport” ne biseden qe ai ka zhvilluar me gazetarin Andi Gjurgjej. Ndiqni me poshte intervisten e dhene per gazeten tone:
– Jeni rikthyer serish pas demtimit qe ju la jashte per 3 jave. Ndiheni i kenaqur?
Ndihem shumë i lumtur dhe mezi prisja të kthehesha në fushë. Me të vërtetë më ka marrë malli për të ndjerë ajrin dhe atmosferën e stërvitjes dhe ndeshjeve.
– Sot keni bere stervitje te plota me ekipin?
Kam bere gjysem stervitje me skuadren dhe gjysem stervitje vetem ne menyre qe te rikuperoj stervitjen e plote e qe do te me mundesoje te rikthehem ne kushtet ideale.
– Jeni i gatshem te kontriboni serish per ekipin tuaj?
Unë jam gjithmonë i gatshëm të bashkëpunoj dhe te jap 100% per ekipin kur të aktivizohem në fushë nga trajneri. Kjo eshte detyra ime dhe gjithashtu e bashkelojtareve të mi.
– Do jeni ne gjendje te luani per 90 minuta?
Nuk jam i sigurte 100% por jam duke punuar dite pas dite per te arritur ne formen time me te mire.
– Ndeshja e radhes ne kampionat po afron. Nese stafi do vendoste, do ishit te gatshem per te luajtur nga minuta e pare?
Nuk mendoj kështu sepse kam 3 javë që jam jashtë, por nëse trajneri bën zgjedhjet e tij për të më futur në fushë çdo minutë që unë luaj, gjithmonë do të jap më të mirën për hir të Vllaznisë.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ