Talentin e tij askush nuk e ve ne dyshim. Jo me kot qe ne moshen 15 vjeçare eshte bere pjese e Akademise se Chievo Verona dhe 18 vjeç ka luajtur me ekipin e pare te saj. E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Victor Da Silva.

Ai ka nisur vitin e katert ne futbollin shqiptar dhe ne fakt ka arritur te fitoje shume: 2 kupa te Shqiperise me ekipin e Vllaznise si dhe nje titull kampion me Partizanin. Sivjet ka nisur sezonin e dyte me te kuqte, por me shume nuk po luan sesa e shohim ne fushe.

Gjithçka ka nisur nga vera kur ai pati nje perplasje me ish-trajnerin Zekiç dhe si rrjedhoje u pezullua nga ekipi i pare. Pas “rehabilimit”, Da Silva luajti 3 ndeshje, pikerisht ato ndaj Dinamos, Skenderbeut dhe Kukesit ku shenoi nje gol dhe dha dy asiste.

Qe atehere nuk eshte ne skuader sepse po kalon nje demtim!!! Ne fakt Partizani po tregon se funksionon edhe pa brazilianin dhe jo me kot eshte ne krye te renditjes. Megjithate sjellja e Da Silves nuk ndryshon. Ashtu si dhe tek Vllaznia kur herepashere ishte jashte fushe, pikerisht per keto gjera, e njejta situate edhe tek kryeqytetasit.

Dje ne ndeshjen Partizani- Vllaznia nuk ka qene ne fushe, por nderkohe ka zhvilluar para saj disa vrapime rreth fushes. Per te gjithe ata qe e njohin futbollin, eshte mekat te mos e shohesh klasin dhe talentin e tij ne fushen e lojes. Por karakteri duket se eshte ai qe e penalizon. Ne fund te fundit thote dikush, “nese nuk do kishte kete karater, nuk do ishte sot ne Shqiperi, por do te vazhdonte te luante ne Seria A”. Dhe kjo eshte mese e vertete…/SHKODRA-SPORT.COM/