HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVictor Da Silva mungon në stërvitjen e Partizanit

Victor Da Silva mungon në stërvitjen e Partizanit

Victor Da Silva ka munguar në seancën e djeshme stërvitore të Partizanit. Sulmuesi brazilian nuk ka qenë i pranishëm me grupin për t’u stërvitur për takimin e radhës të Kupave të Europës. Mësohet se ai ka marrë leje nga drejtuesit për t’u shkëputur pak ditë për probleme familjare.

Mirëkuptimi ka ardhur edhe nga ana e stafit teknik, ndërsa puna ka vazhduar me pjesën tjetër të skuadrës. Gjendja fizike e lojtarëve është e mirë.

Edhe pse psikologjikisht janë të rënduar për mungesën e kualifikimit në turin e dytë të Champions League, ata janë gati për të dhënë maksimumin në raundin e dytë të Conference League. Duhet përmendur fakti se i pranishëm dje në stërvitje ishte dhe afrimi i ri Kociaj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments