Emri më i ri pothuajse i afruar i Partizanit është ish-fantazisti i Vllaznisë, Victor Da Silva. Braziliani e ka mbyllur marrëveshjen me të kuqtë dhe pritet vetë hedhja e firmës në kontratë.

Nga sa mësohet nga “Shkodra Sport”, ai sot do të zbarkojë në selinë e të kuqve për të firmosur dhe për t’u nisur më pas drejt Sllovenisë, atje ku ekipi i kuq po zhvillon fazën përgatitore.

Duket se ai edhe me skuadren e tij te re po vepron si me Vllaznine sepse asnjehere nuk e ka nisur stervitjen bashke me pjesen tjeter te ekipit, por gjithmone ka preferuar te beje edhe 2-3 dite pushim me shume.

Braziliani prej dy sezonesh ishte një nga futbollistët kryesorë të Vllaznisë, teksa në këtë fund sezoni vendosi të ndahej me kuqeblutë. Partizani e ka kontaktuar që në krye të herës dhe tashmë është drejt fundit të negociatave për të firmosur me të.
Maringlen ZHIVANI