Mbrojtesi 17 vjeçar shkodran Elton Fikaj vazhdon aty ku e la. Pas paraqitjeve shume te mira qe beri me ekipin e pare te Panathinaikosit ne pergatitoren e Austrise, beri te njejten gje edhe ne miqesoren e djeshme me skuadren izraelite Hapoel Beer Sheva e cila u mbyll ne barazim 1-1.

Edhe media e njohur prane klubit grek newspao.gr ka folur sot me superlativa per futbollistin e kombetares U19 te Shqiperise teksa shkruan: “Të dhënat shumë të mira që na tregoi në miqësoret në Austri, stoperi i ri Fikaj i prezantoi edhe në provën e djeshme të Panathinaikos ndaj Hapoel Bersheva.

I riu hyri si zëvendësues në fillimin e pjesës së dytë, duke treguar se është një talent shumë i madh. Mbrojtësi i ri bëri premtime dhe u duartrokit nga turma. Ai është mjaft i shpejtë dhe pavarësisht gjatësisë së tij, e trajton shumë mirë lojën me topin në këmbë.

Fikaj ka një mendje të pastër dhe pasime shumë të mira. Dje ishte qendërmbrojtësi më i mirë ndër katër qendërmbrojtësit që u aktivizuan në këtë miqësore”- shkruan media greke.

Kujtojme qe mbrojtesi shkodran tre dite me pare firmosi te paren kontrate profesioniste dhe do te jete pjese e klubit te njohur grek Panathinaikos deri ne vitin 2026.
Gjergj KOLA