Të gjithë e njohin futbollistin brazilian Hulk si njëri nga lojtarët me gjuajtjet më të fuqishme në futboll. Sulmuesi brazilian e ka vërtetuar këtë me golin e fundit që ka shënuar me fanellën e Atletico-MG.

37-vjeçari ka realizuar njërin nga golat më të mirë nga gjuajtjet e lira, së paku më i miri për vitin 2023.

Në ndeshjen mes Santos dhe Atletico-MG, Hulk ka realizuar një gol të pabesueshëm nga gjuajtja e lirë ku distanca ishte së paku 40 metra. Është një gjuajtje e lirë mahnitëse, e goditur me fuqi dhe saktësi të jashtëzakonshme nga Hulk.

Braziliani ka marrë lëvdata të mëdha për golin e realizuar i cili tani po bën xhiro nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/ajansspor/status/1688268381529526272?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1688268381529526272%7Ctwgr%5E6a08f8a6ef217993fcca801b1f4fd0bc1b0d8d5c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Feshte-goli-bukur-qe-keni-pare-nga-gjuajtja-e-lire-goditja-e-fuqishme-e-hulk-dhe-realizimi-spektakolar-nga-40-metra%2F