Sunday, March 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Arbër Shytani: Kam patur disa oferta, por i thashë 'jo' sepse...

VIDEO/ Arbër Shytani: Kam patur disa oferta, por i thashë ‘jo’ sepse desha ta çoj deri në fund punën e nisur me ekipin aktual

Shkodra U17 ka vijuar edhe sot serinë e fitoreve teksa ka mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Tomorit, falë dy golave të shënuar nga Bushati dhe një nga Hasanii. Kjo ishte fitorja e 16-të rradhazi për këtë ekip në po kaq ndeshje të luajtura dhe si rrjedhojë vijon të kryesojë e vetme renditjen me pikë të plota, 48.

Një punë e shkëlqyer e këtij ekipi, por edhe e trajnerit Arbër Shytani i cili ka arritur të krijojë një kolektiv të shkëlqyer dhe si rrjedhojë kanë ardhur edhe këto rezultate. Gazeta “Shkodra Sport” ndërkohë mëson se gjatë janarit në adresë të këtij trajneri nuk kanë munguar ofertat sepse kanë qenë disa ekipe që kanë dashur ta kenë në pankinën e tyre.

Por përgjigja e Shytanit ka qenë e prerë: “JO”. Arsyen pse e ka marrë një vendim të tij, trajneri Shytani e ka për të ditur në një prononcim të dhënë për gazetën tonë kur është shprehur:

“Një punë e filluar me një ekip nuk kishte sens që të lihej përgjysëm dhe kjo jo në formë sakrifice, por nisur nga komoditeti që unë kam gjetur këtu. Kjo më ka bërë të ndihem mirë, edhe profesionalisht mbi të gjitha sepse kjo është shumë e rëndësishme për të bërë atë punë që kemi nisur. Kështu që mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur si në fillimin e sezonit ashtu edhe në dhjetor. Puna e nisur që në verë shpresojmë që ta finalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments