Ardit Krymi mbetet i veçante ne llojin e tij. Dhe kuptohet jo vetem per grinten dhe karakterin e jashtezakonshem qe shfaq ne fushen e lojes, por edhe jashte saj. Mesfushori i Vllaznise eshte njeriu qe vetem qesh dhe ben humor dhe si rrjedhoje te gjithe e konsiderojne “hajmalia” e ekipit.

Por nga ana tjeter, befasite e tij nuk mungojne ne asnje moment. Gjate paradites se sotme, lojtaret te cilet kishin luajtur dje ndaj Dinamos, po benin nje stervitje te lehte ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi”.

Ne nje moment te pauzes, Krymi ka pare punetoret e fushes teksa po korrte barin dhe nuk ka ngurruar t’i afrohet dhe i ka kerkuar qe per disa çaste te bente ai detyren e tij.

Si rrjedhoje, per disa çaste numri 6 i Vllaznise me korresen e barit nder duar, ka kryer detyren e punetorit te fushes. Aq sa shoket e tjeter te ekipit nuk kane ngurruar te thone se Krymi “e gjeti zanatin e ri qe do te beje pas lenies se futbollit”.

Nje veprim ky qe ka shkaktuar humor dhe kuptohet kur behet fjale per Ardit Krymin gjithçka mund te jete normale sepse i tille eshte ai. I rritur ne lagjen prane stadiumit “Loro Boriçi” nuk e ka bezdi qe edhe te punoje ne fushe dhe kjo gje e ben edhe me te veçante ate./SHKODRASPORT.COM/