Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Armando Broja shndërrohet në një hero për Southampton, sulmuesi realizon nga...

VIDEO/ Armando Broja shndërrohet në një hero për Southampton, sulmuesi realizon nga distanca

Armando Broja është i pandalshëm në Premier League teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar golin e katërt në kampionat me fanellën e Southampton.

Sulmuesi është titullar në ndeshjen që “Shënjtorët” po luajnë ndaj Crystal Palace në transfertë, teksa e nisën ndeshjen duke pësuar gol që në minutën e dytë.

Mirëpo, në vazhdim, ishte Broja ai që merr për dore skuadrën teksa fillimisht fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës e cila u përkthye në gol nga kapiteni Ëard-Prose, ndërsa në minutën e 36, futbollisti i kombëtares ngjitet vetë në piedestal.

20-vjeçarit i mjafton vetëm pak hapësirë dhe me një të djathtë potente mposht portierin Butland, i cili edhe pse zgjatet nuk mund të bëjë asgjë për të evituar golin.

Kështu, Broja konfirmohet si njeriu kryesor i Southampton në sulm, duke ia dalë të shfaqë me sukses talentin e tij edhe në një kampionat elitar të Europës si Premier League.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments