Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Atë që nuk e arrinin prej 630 minutash, Arsenali e realizon...

VIDEO/ Atë që nuk e arrinin prej 630 minutash, Arsenali e realizon për 9 minuta

Mund të tingëllojë e çuditshme, por Arsenali duhet ta festojë gjatë këtë fitore të marrë në kampionatin anglez kundër Ëest Ham. Jo pak, por 7 ndeshje kishin topçinjtë pa dalë me tre pikët nga takimi, ose e thënë ndryshe prej 630 minutash.

Megjithatë rekordi negativ është thyer në mbrëmjen e sotme. Për më tepër, Arsenalit i janë dashur vetëm 9 minuta për të përmbysur gjithçka. Ogbona do të kalonte në avantazh Ëest Ham, teksa i drejtoheshim fundit të pjesës së parë.

Por Martineli në minutën e 60 dhe kryevepra e Pepe vetëm 6 minuta më vonë, do të kthenin shifrat.

Më pas do të ishte një aksion model i finalizuar nga Aubamejang, që siguroi edhe fitoren e parë të Arsenalit në drejtimin e Ljunberg. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments