Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ 'Bamirësia nuk të varfëron', KF Bashkimi vijon iniativat e tij për...

VIDEO/ ‘Bamirësia nuk të varfëron’, KF Bashkimi vijon iniativat e tij për të mbështetur familjet në nevojë

Nga Maringlen ZHIVANI

KF “Bashkimi” ka ndërmarrë një nismë të veçantë humanitare me moton “Bamirësia nuk të varfëron 2025”, duke mbledhur produkte ushqimore për familjet në nevojë në prag të ndërrimit të viteve.

Në këtë projekt janë përfshirë të gjithë fëmijët e akademisë, të cilët po kontribuojnë me sa munden për të ndihmuar më të varfërit. Duke gjetur edhe mirëkuptimin dhe dashamirësinë e prindërve, të gjithë kanë rënë dakord që të jenë pjesë e kësaj nisme për të ndihmuar familjet në nevojë. Grumbullimi i produkteve do të vijojë deri më 31 dhjetor 2025, ndërsa në natën e ndërrimit të viteve do të shpërndahen paketat ushqimore për familjet në nevojë.

KF Bashkimi bën me dije se kjo nuk është hera e parë që ndërmerr iniciativa të tilla, pasi edhe më herët ka qenë pranë komunitetit për të ofruar mbështetje sociale. Sipas stafit, përveç futbollit, një rol të rëndësishëm në akademi zë edukimi i fëmijëve me vlerat e solidaritetit dhe humanizmit.

Me nismat e tyre, fëmijët e KF “Bashkimi” po kthehen në një shembull jo vetëm të edukimit përmes sportit, por edhe të vlerave njerëzore.

“Bamirësia është një mesazh i rëndësishëm për fëmijët tanë – të mësojnë të ndihmojnë me aq sa munden ata që kanë nevojë,” – thekson klubi, duke uruar që kjo nismë të sjellë më shumë mirësi, shëndet dhe gëzim në familjet shqiptare.

Fushata shoqërohet me thirrjen sociale:

BamiresiaNukTeVarferon #NdihmoEdheTi #Projekt2025

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments