Goli i shenuar mbreme ndaj Kukesit, jo vetem ka “vulosur” fitoren e Vllaznise por ka marre me shume rendesi dhe vemendje per dedikimin qe ka patur per te. Mesfushori Lorik Boshnjaku menjehere pasi ka pare qe topi iu drejtua rrjetes, ka vrapuar drejt pankines kuqeblu.
Ka bere me shenje drejt shokeve te ekipit per t’i sjelle diçka dhe ne fakt ka qene nje top futbolli, te cilin e ka futur poshte fanelles dhe pastaj edhe gishtin ne goje ne shenjen e biberonit, ka gezuar bashke me te tjeret. Nje festim qe paralajmeron ardhjen ne jete te femijes se tij te pare qe do te vije shume shpejt.
Prandaj edhe goli shkon per te dhe bashkeshorten e tij pikesepari. Kete e thote vete lojtari qe pas ndeshjes do te shprehej: “Padyshim qe ai gol kishte nje dedikim te veçante. Ne rradhe te pare per femijen tim te pare qe pritet te vije ne jete e pastaj per bashkeshorten, familjen dhe gjithe familjen kuqeblu”.
Duke folur me tej ne lidhje me kete fitore te pare te Vllaznise, Boshnjaku do te shprehej: “Ne i beme nje nisje shume te mire kampionatit, por eshte shume heret te flasim per trofe. Duhet te shohim ndeshje pas ndeshjet dhe ne fund te bejme llogarite”.
Te plote prononcimin e mesfushorit te Vllaznise Lorik Boshnjaku mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: