Brazili e nisi mbarë Kupën e Amerikës duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Bolivisë. Ekipi i Tites është favorit për të fituar këtë trofe që mungon prej vitit 2007.

Një ndër skenat më të bukura të ndeshjes u kap në stadium. Një nga tifozët e 5 herë kampionëve të botës po flinte gjumë. Po, po, po flinte gjumë.

Në një stadium të mbushur me mijëra persona dhe me një zhurmë të madhe, ai gjeti kohën të flinte dhe nuk u shqetësua për asnjë moment./telesport/