Vllaznia do te luaje neser ndaj Teutes dhe sigurisht qe objektivi i saj do te jete vetem fitorja. Ne kampin kuqeblu ka besim se do ia dalim. Atmosfera eshte shume e mire, ne rradhet e futbollisteve por edhe stafit teknik ka besim se do ia dalin.
Nje gje e tille eshte shprehur edhe ne fjalet e trajnerit Thomas Brdariç ne konferencen e shtypit te pragndeshjes. “Ne duhet te jemi te uritur per te marre te tjera fitore. Ajo shprehja se “nuk ka dy pa tre” eshte ne te gjithe boten dhe sigurisht qe do te synojme te marrim fitoren e trete rradhazi.
Teuta eshte skuadra kampione ne fuqi, eshte sigurisht ekipi me i mire por kohet e fundit kane patur disa ngerçe dhe per mua personalisht, ajo ka me shume mundesi per te treguar ne fushe nga sa ka treguar deri tani.
Per mua e rendesishme eshte qe Vllaznia te beje lojen e saj, por kuptohet qe do te shfrytezojme edhe momentin ndoshta jo te mire qe po kalon Teuta per te marre tre piket. Duhet te jemi sa me te fokusuar qe te japim maksimumin tone e te marrim rezultatin qe kerkojme”- ka thene nder te tjera trajneri Brdariç./SHKODRA-SPORT.COM/
Te plote prononcimin e trajnerit Brdariç mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: