Mehdi Çoba ka fituar vendin e titullarit dhe po ben pergjithesisht mire gjate ketij sezoni, ndonese me golin ende nuk e ka raportin e duhur, por ai vazhdon te punoje fort çdo dite ne stervitje, per t’u rritur edhe me shume.
Numri 11 i kuqebluve ka qene sot perpara gazetareve ku ka folur per ndeshjen e kupes me Flamurtarin, por edhe ndjesine shume pozitive qe po perjeton duke luajtur perkrah nje futbollisti si Bekim Balaj, te cilin deri dje e shikonte dhe e admironte permes ekranit te televizionit.
“Jam shume i kenaqur per formen qe po kaloj, por me shume jam i kenaqur per ecurine e ekipit. Sigurisht qe prej meje gjithmone do te prisni me te miren dhe shpresoj po ashtu qe gjithmone te fitojme se kjo eshte me e rendesishem.
Stafi me ka dhene besim, po ashtu drejtori teknik po me mbeshtet dhe prandaj shpresoj t’ua shperblej sa me mire te jete e mundur. Ne e kemi vleresuar ne maksimum ndeshjen me Flamurtarin sepse çdo ekip ka kualitetet e veta, por ne jemi Vllaznia. Nuk kemi frike askend dhe do hyme ne fushe gjithmone per fitore.
Per mua dhe shume lojtare te tjere te Vllaznise eshte nje kenaqesi e madhe te luajme perkrah Balajt sepse deri dje kemi qene duke e pare ne televizion, ndersa sot luajme perkrah tij ne fushe. Mundohemi te mesojme sa me shume prej tij dhe natyrisht do jemi perkrah tij gjithmone”- eshte shprehur Çoba./SHKODRA-SPORT.COM/