Pak ditë më parë, talenti shqiptar Marius Vrushaj u largua nga kampionati grek aty ku aktivizohej me Olimpiakosin duke kaluar në Holandë, ku firmosi me Uillem II. Ditën e sotme, ai ka arritur të debutojë me fanellën e skuadrës së re dhe padyshim, që mund të konsiderohet një debutim ëndrrash për të.
Mesfushori 20-vjeçar ka hyrë në lojë në minutën e 75, ndërkohë që në minutën e 92, ai ka arritur të shënojë një supergol në fitoren që skuadra e tij arriti me rezultatin 2-0 ndaj Bredës. Vrushaj që mbetet një dëshirë dhe një objektiv i Kombëtares shqiptare, ka treguar që në ndeshjen e parë vlera të mëdha dhe pritet që në javët në vijim, të fitojë edhe më shumë minuta.
Cilësitë e tij u dalluan që në Greqi, ku pavarësisht moshës së re,. Ai arriti të luante me skuadrën e parë të Olimpiakosit duke qenë edhe vendimtar në disa takime. Natyrisht, një afrim në Kombëtare si Marius Vrushaj, do të ishte një vlerë e shtuar për ekipin kuqezi. Pak vite më parë, ai shprehej se dëshira e tij e madhe ishte që të luante për Shqipërinë, duke qenë se kishte lindur në Shqipëri. /vipsport/